NË FOKUS, 25 Nëntor 2021, 23:10

Kë mbështet kryeministri në PD? Edi Rama: Guri në qafën e Sali Berishës, shumë i rëndë! PD po shkatërrohet

Kë mbështet kryeministri në PD? Edi Rama: Guri në qafën

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka komentuar edhe zhvillimet në Partinë Demokratike dhe shpalljen non-grata të Sali Berishës.

Rama tha se nuk mbështet askënd në këtë parti dhe se Lulzim Basha dhe Sali Berisha në thelb janë e njëjta gjë.

Lidhur me shpalljen non-grata të Berishës, ai e konsideroi një ngjarje të rëndë dhe "një gur në qafën e ish kryeministrit". Rama shtoi se PD po shkon drejt shkatërrimit dhe se ndjen keqardhje për këtë fakt. 

"Me kë jam unë aty? Unë s’jam me asnjërin. Pavarësisht se janë dy tipologji të ndryshme në thelb janë e njëjta gjë. Kam marrë vendim me veten të mos e komentoj këtë historinë e Saliut. Është një histori, që është shumë më e rëndë sesa duket për vendin tonë, që një njeri që ka patur 30 vjet të gjitha cfarë mund të ketë njeriu në kulm të një karriere politike, president, kryeministër, lidershipin e një prej dy partive kryesore, të shpallet non-grata nga aleati ynë strategjik. Banalizimi ekstrem që i bëhet këtij fakti dhe relativizimi vulgar që i bëhet këtij fakti, duke e kthyer në produkt të konspiracionit, është shumë e rëndë për Shqipërinë. Është një gjë që ka një peshë shumë të madhe në raport me Shqipërinë.

Vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gurë në qafën e një njeriu… Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe që një karrierë politike, të pëfundojë me atë gur në qafë. Por, që ky gur në qafën e një njeriu, të kthehet në gur në qafën e një vendi është shumë e tepërt. Dhe nga ana tjetër, është në fakt një histori shumë tragjikomike ajo që i ndodh Partisë Demokratike. Është si një humor i madh i universit, që ja kthen mbrapsht të gjitha ato që ka bërë si sebep, për t’i rënë në qafë të tjerëve dhe këtij vendi. Se çfarë ndodh aty brenda unë nuk e di", tha Rama. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Tani na trego, nga dy palët me kë je ti? Edhe Berisha thotë pengu i Edi Ramës edhe Basha e akuzon Berishën si të kapur nga ty. 

Edi Rama: Ai tjetri thotë tubi i oksigjenit. Ky thotë pengu i Edi Ramës.

Armand Shkullaku: Shkon edhe më larg thotë ke vënë banditët e tu të plotësojnë formularët e kongresit...

Ylli Rakipi: Kë ke kapur ti nga këta, këtë Bashën e ke kapur?

Armand Shkullaku: Zanafilla aty është, 2017, që zoti Rama ka premtuar se do ta tregojë kur nuk do të jetë më në politikë.

Ylli Rakipi: Pse siç hapet arkivat amerikane është kjo punë? 

Armand Shkullaku: Edi Ramës i intereson që përcarja e opozitës të zgjasë sa më shumë. Edhe kur të mbarojë kjo, ka avantazh, sepse cilido që të jetë kryetar i PD, çarja ka shkuar aq thellë sa do të ndihet. Mendoj se nuk është dhuratë që i ra nga qielli, që ka lindur me këmishë, paç fatin e Edi Ramës. Por, mendoj se është fryt i punës së Edi Ramës, që ka punuar për këtë. Mendoj se te shpallja e Berishës non-grata ka një ndikim. Pyetja me kë është Rama, shtrohet gabim, Edi Rama është me sherrin në PD. Kë do të preferonte? Nuk e di politikisht. Ka një problem, jo me atë që mund të bëjë Berisha por me atë që artikulon Berisha. Ai flet për demokraci përfaqësuese, primaret, etj. Këto forma, për fat të keq, Rama dhe Basha i kanë zhdukur nga fjalori i politikës tonë. Kemi PS-në, ku demokracia përfaqësuese nuk ekziston. Paradoskalisht Berisha duket më i ri se ju, të pakten në aspektin formal.

Edi Rama: Unë mendoj për Shqipërinë 2030, për të përmbyllur veprat që u diskutuan. Me kë jam unë aty? Unë s’jam me asnjërin. Pavarësisht se janë dy tipologji të ndryshme në thelb janë e njëjta gjë. Kam marrë vendim me veten të mos e komentoj këtë historinë e Saliut. Është një histori, që është shumë më e rëndë sesa duket për vendin tonë, që një njeri që ka patur 30 vjet të gjitha cfarë mund të ketë njeriu në kulm të një karriere politike, president, kryeministër, lidershipin e një prej dy partive kryesore, të shpallet non-grata nga aleati ynë strategjik dhe banalizimi ekstrem që i bëhet këtij fakti dhe relativizimi vulgar që i bëhet këtij fakti, duke e kthyer në produkt të konspiracionit, është shumë e rëndë për Shqipërinë. Është një gjë që ka një peshë shumë të madhe në raport me Shqipërinë.

Vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gurë në qafën e një njeriu… Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe që një karrierë politike, të pëfundojë me atë gur në qafë. Por, që ky gur në qafën e një njeriu, të kthehet në gur në qafën e një vendi është shumë e tepërt. Dhe nga ana tjetër, është në fakt një histori shumë tragjikomike ajo që i ndodh Partisë Demokratike. Është si një humor i madh i university që ja kthen mbrapsht të gjitha ato që ka bërë si sebep, për t’i rënë në qafë të tjerëve dhe këtij vendi. Se cfarë ndodh aty brenda unë nuk e di. Di që një aset i Shqipërisë, është në shkatërrim e sipër, Partia Demokratike.