AKTUALITET, 26 Nëntor 2021, 00:25

"O idiot, si thua çfarë pune kemi ne me SHBA?", Basha: Për 8 vite kam vendosur për interesat personale të Berishës

"O idiot, si thua çfarë pune kemi ne me SHBA?", Basha:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se për tetë vite me rradhë është vendosur përpara interest personal të Sali Berishës, dhe çdo herë ka marrë anën e tij.

Sipas tij, situata aktuale në PD nuk është e njëjtë, ndaj Basha nuk mund të mbante të njëjtin qëndrim si më parë.

Kryedemokrati, i ftuar në Top Channel, ka zbuluar se ka pasur një debat edhe me një prej kryetarëve të degëve lidhur me marrëdhënien me SHBA-në.

“Nuk mund të pretendosh as ti dhe asnjë shqiptar tjetër me mend në kokë, siç ma tha një nga kryetarët e degëve, kur më thonë ‘çpunë kemi me Amerikën‘.

Un i them o idjot, si çpunë kemi me SHBA-në. Po të mos ishte për SHBA-në dhe mbështetjen e tyre, zoti e di se sa do zgjaste komunizmi këtu. Po të mos ishte SHBA nuk do e kishe as Kosovën e pavarur, as Shqipërinë në NATO.

Mos të bëjmë sikur jemi murgj të izoluar në manastir dhe nuk e dimë peshën e SHBA-së në 30 vite pluralizëm. Ne kemi mbajtur një qëndrim. Berisha ka mbajtur këtë qëndrim se kemi qenë të bindur se SHBA-në e kemi aleat në kauzat tona. Përmes betejave kundër korrupsionit kemi futur Shqipërinë në NATO.

8 vjet kryetari i Partisë, me dhjetra herë jam vendosur përpara interesit personal të Sali Berishës. Kam zgjedhur çdo rradhë anën e tij. Ky nuk është një moment i tillë. SHBA vuri një vijë të kuqe për PD-në” – shprehet Basha.