TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj të cilët u ndaluan një ditë më parë në Vlorë janë liruar nga Drejtoria e policisë së Tiranës. Ndalimi i tyre ndodhi në Vlorës rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës.
Ata kanë mohuar përfshirjen për sulmin tek godina e televizionit kombëtar "Top Channel”.
Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kodrës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë. Sipas burimeve ndarja nuk ka ndodhur me mirëkuptim për shkak të kujdestarisë së fëmijës që ka çifti.
Ndalimi i tyre u krye në Vlorë nga një postbllok policor pak orë pasi ngjarja u regjistrua.
Punonjësit e policisë kanë parë veprime të çuditshme të dy personave dhe për këtë arsye është kryer ndalimi. Gjatë komunikimit Roberto Papçi u ka thënë policisë së Vlorës se ishte në këtë qytet për të blerë një makinë.