AKTUALITET, 25 Maj 2023, 23:52

“Nuk më dalin llogaritë, janë 25 që mungojnë”, Sejamini zë ngushtë Bardhin se si u zgjodh kryetar i grupit parlamentar të PD-së

“Nuk më dalin llogaritë, janë 25 që
Bardhi dhe Sejamini

Analisti Neritan Sejamini debatoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” me Gazment Bardhin për mënyrën dhe votat që e bënë kryetar të grupit parlamentar të PD-së, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt. Bardhi tha se kishte marrë votat e 19 deputetëve, nga 33 që ka grupi zyrtar i PD-së, që njeh Kuvendi i Shqipërisë, por Sejamini u shpreh se nuk i dilnin llogaritë e deputetëve të opozitës në Kuvend dhe të atyre që mbështesin PD-në e “vulës”.

Debati në studio:

Sejamini: Unë akoma nuk e kuptoj se cili është pozicioni juaj, cila është partia. Prisja që të ishit të qartë që jeni ndarë nga Berisha, nga e shkuara.

Bardhi: Kjo është një gjë që unë e kam thënë dhe nuk lëviz.

Sejamini: Sa vetë ka grupi parlamentar i PD-së?

Bardhi: 33 anëtarë.

Sejamini: Nga 58. Çfarë ka ndodhur me të tjerët?

Bardhi: Një pjesë janë shpërndarë në grupet e tjera që formësojnë opozitën, prurjet e reja nuk kanë pranuar të regjistrohen në grupin parlamentar, por janë regjistruar si të pavarur për shkak të këtij konflikti.

Sejamini: Kush janë këta?

Bardhi: Njëri është Petrit Doda, tjetër, ...se nuk jam sekretar..

Sejamini: Je zgjedhur kryetar grupi dhe ke bezdi të flasësh për grupin parlamentar të PD-së?

Bardhi: Ti po më pyet kush është regjistruar i pavarur. Unë këtë emër mbaj mend...

Sejamini: Ne nuk kemi informacion se kush është grupi parlamentar i PD-së dhe bëjmë pyetje elementare për të kuptuar kryetari i kujt je. Unë dua të di si jeni zgjedhur ju kryetar i grupit, a janë njoftuar, a ka qenë shumica në mbledhje dhe dua të di si ka dalë rezultati? Tjetra. Në statutin e PD-së, kryetari i grupit bëhet nënkryetar i PD-së, por ju jeni sekretar i përgjithshëmm, duke kapërcyer statutin.

Bardhi: Nga 33 anëtarë të grupit parlamentar në mbledhje kanë marrë pjesë 19 kolegë dhe kanë votuar pro kandidaturës sime 19 anëtarët që ishin prezentë dhe është autorizuar sekretari i grupit për të ndjekur procedurat e njoftimit zyrtar të Kuvendit.

Sejamini: Pra janë 33 deputetë te grupi? Disa kanë firuar, disa i keni përjashtuar, e çuditshme nuk më dalin llogaritë. Se janë nja 25 që mungojnë.

Bardhi: Janë 7-8 që janë regjistruar në grupet e tjera. Meqë PD-ja ka vetëm një nënkryetar në detyrë që që është zonja Tabaku, meqë mungon kryetari i partisë që duhet të thërrasë mbledhjen e krysisë e Këshillit Kombëtar etj., është ndekur procedura që dikton rregullorja e Kuvendit.