TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Enton Abilekaj thotë se sulmet e Sali Berishës ndaj gazetarëve dhe analistëve, që e kritikojnë për rezultatin e zgjedhejve dhe kërkojnë provat e manipulimit që prentendon PD, janë të njëjta si ato që bënte Basha pasi humbi zgjedhjet e vitit 2021.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj tha se opozita duhet të frymëzojë njerëzit që të mos e shesin votën dhe të mbrojë zgjedhjet, në vend që të sulmojë kritikët.
"Mua nuk më vjen keq për Berishën. Të njëjtat sulme bëri Basha në vitin 2021. E dinim që edhe në 2021 edhe sot zgjedhjet nuk do të ishin të lira. Përgjegjësia që kërkohet te opozita është që të mbrojë votën dhe të frymëzojë njerëzit të mos e shesin votën. Nëse opozita nuk kryen këto, regjimi ky do të jetë.
Nëse nuk i luftojnë dot dhe cdo palë zgjedhje marrin arkat me prova për ti cuar në KQZ, atëherë në 2025 do të kemi rezultat edhe më të thellë.
Me gojën e Berishës bashkohen disa gazetarë, që kemi kolegë dhe i respektojnë, kjo është më keq, sepse nuk reflekton as shoqëria se mirë më Berisha", tha Abilekaj.