AKTUALITET, 25 Maj 2023, 23:02

"Shpallin armiq të gjithë ata që i kritikojnë!"/ Sejamini për sulmet e Berishës ndaj mediave: PD nuk ka nevojë të armiqësojë njerëz!

"Shpallin armiq të gjithë ata që i kritikojnë!"/

Neritan Sejamini ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për sulmet e vazhdueshme të Sali Berishës ndaj gazetarëve dhe analistëve që e kanë kritikuar pas zgjedhjeve dhe kanë kërkuar prova për "vjedhjen masive të zgjedhjeve" që Berisha pretendon, pasi u shpall rezultati, ndërkohë që kishte deklaruar se e gjithë Shqipëria do të "gdhihej blu". 

Sejamini tha se kjo mendësi e njerëzve brenda PD-së, për të shpallur si armiq të gjithë ata që artikulojnë kritika, nuk e çon askund partinë, ndërkohë që shtoi se puna e medias është të kritikojë dhe të ngrejë pyetje. 

"Partia Demokratike, si gjatë zgjedhjeve dhe tani, shpall armik çdo njeri që i kritikon. Sot PD ka humbur, ka nevojë për dy gjëra, të dëgjojë kritikët, është momenti të dëgjojë. E dya, PD duhet ti bëjë njerzit për vete, kjo nuk ndodh kur i shan dhe i sulmon. Koncepti që ai që të kritikon është i shitur te ai tjetri, është bajat, jo produktiv.

PD ka nevojë të ketë aleatë edhe kritikët duhet ti marrë me të mirë. Nuk ka nevojë të armiqësojë më shumë njerëz.

Media ka punën të kritikojë, politikani ka tjetër qëllim, ti bëjë njerëzit për vete.

Media nuk e bën misionin, kur nuk kritikon. Më vjen keq sepse e shoh hidhësinë nga të gjithë njerëzit e PD, që nga militantët dhe deri sipër, që kanë armiqësi të madhe ndaj çdo njeriu që është kritik", tha Sejamini. 

Poll