AKTUALITET, 25 Maj 2023, 19:32

FOTO/ Aksident në Tiranë, përplasen 4 mjete te "Rruga e Elbasanit", 3 të plagosur

FOTO/ Aksident në Tiranë, përplasen 4 mjete te "Rruga e

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme te "Rruga e Elbasanit" në Tiranë.

Katër automjete janë përplasur me njera-tjetrën, duke marrë dëmtime të shumta, teksa raportohet për tre persona të plagosur.

FOTO/ Aksident në Tiranë, përplasen 4 mjete te "Rruga e

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se njëra prej mjeteve është futur në parakalim të gabuar. Aksidenti ka sjellë bllokimin e trafikut në njërë anë të kalimit.

FOTO/ Aksident në Tiranë, përplasen 4 mjete te "Rruga e

Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.