AKTUALITET, 25 Maj 2023, 23:29

"Veshëm me pushtet Ilir Metën!"/ Gazment Bardhi: Këshilltarët që dolën me votat e demokratëve i mori Ilir Meta!

"Veshëm me pushtet Ilir Metën!"/ Gazment Bardhi:

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka quajtur skandaloz faktin që shumë prej këshilltarëve që fituan nga koalicioni "Bashkë Fitojmë", janë në fakt të Ilir Metës, por kanë fituar mandatet me votat e demokratëve. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bardhia ia faturoi këtë gafë Berishës dhe grupit të tij, që në vend të pranonte që kandidatët e primareve të garonin me logon e PD-së, votat e demokratëve i çoi drejt Partisë së Lirisë, e cila sot ka shumicën e këshilltarëve. 

"Skandali është që këshilltarët me votat e demokratëve i ka Ilir Meta. Unë kam ulëritur duke kërkuar që kandidatët të dalin me logon e PD. Në Elbasan ka 12 këshilltarë, 7 janë të Partisë së Lirisë dhe 5 demokratë.

Ne gjithmonë për gabimet dhe inatet tona, kemi veshur me pushtet Ilir Metën. Ka marrë pushtetin Ilir Meta dhe ia ka çuar në prehër Edi Ramës.

Në Tiranë, sa këshilltarë janë të PD dhe sa të PL? Është 10-5 raporti.

Ne ofruam tre opsione, s si të dilnim me një kandidat. Vendosi Berisha të shkonte te Ilir Meta, por i thamë kandidatët e primareve të regjistrohen në Partinë Demokratike", deklaroi Bardhi.