Dy shtetas janë arrestuar ditën e sotme nga polici e Fierit, pasi kanë dhunuar nënën dhe babain e tyre.
Bëhet fjalë për shtetasin A.H. 42 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë fizie ndaj babait të tij.
Ndërsa shtetasi M.K., 24 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Njoftimi i policisë
DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. H., 42 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-M. K., 24 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij