AKTUALITET, 24 Mars 2023, 09:48

Meta: Pas 14 majit, Vora me Indrit Hoxhën do të jetë lokomotivë e zhvillimit ekonomik

Meta: Pas 14 majit, Vora me Indrit Hoxhën do të jetë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se zgjedhjet e 14 majit janë një fitore e opozitës. Teksa ka ndarë disa fotografi në “Facebook” pas takimeve me qytetarët në Vorë, Meta thotë se në këtë zonë ndryshimi pritet me padurim.

Kreu i PL më tej tha se 14 maji ka një rëndësi madhore për të gjithë qytetarët e Vorës.

Postimi i plotë:  

Ata që falimentuan bashkinë e Vorës, në 14 Maj do të falimentojnë dhe veten e tyre.

Vora me kryetarin e ri, z. Indrit Hoxha do të jetë pas 14 Majit lokomotivë e zhvillimit të vrullshëm ekonomik.

Bashkë do të fitojmë në Vorë, së bashku me banorët e mrekullueshëm dhe të palodhur të kësaj zone, të cilët si kudo në të gjithë Shqipërinë po përballen me kostot e larta të jetesës dhe rënien e fuqisë blerëse.

Në Vorë pritet me padurim ndryshimi, sepse banorët kanë nevojë urgjente për një Bashki funksionale dhe në shërbim të tyre. Prandaj 14 Maji ka një rëndësi madhore për të gjithë qytetarët e Vorës. T’ia rikthejmë Vorës bashkinë, t’ua rikthejmë qytetarëve dhe të rinjve shpresën për të ardhmen.

Bashkë Fitojmë!