TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Elbasan-Papër, në fshatin Vidhas.
Sipas policisë, një mjet tip “Opel” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B., 65 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën.
“Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B., 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi B. B., ka humbur jetën në vendngjarje”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.