TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta njërit prej legjendave më të shquara të peshëngritjes shqiptare, Ferid Berberit.
Teksa ka qenë i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës, Meta shkruan se "do ta kujtojmë gjithmonë me respekt Profesor Feridin, pavarësisht nga kjo ndarje e papritur, për të gjithë trashëgiminë shumë të suksesshme që ai ka lënë në fushën e sportit".
Postimi i Metës:
“I dhashë sot lamtumirën e fundit njërit prej legjendave më të shquara të peshëngritjes shqiptare, kampionit dhe trajnerit të madh të Ekipit Kombëtar dhe “Dinamo”-s, Profesor Ferid Berberit.
Mirënjohje për gjithçka ai bëri për të modernizuar peshëngritjen tonë dhe për ta ngritur atë në nivelet më të larta ndërkombëtare, në kohën e izolimit më të madh të vendit nga bota.
Mirënjohje për të gjitha ato arritje të shkëlqyera të peshëngritjes tonë për më shumë se tre dekada dhe për përfaqësimin e saj dinjitoz në nivel ballkanik, europian dhe botëror.
Mirënjohje për super kampionët, që ai i dha këtij sporti si Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Muharrem Berisha dhe shumë të tjerë.
Ne do ta kujtojmë gjithmonë me respekt Profesor Feridin, pavarësisht nga kjo ndarje e papritur, për të gjithë trashëgiminë shumë të suksesshme që ai ka lënë në fushën e sportit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Berberi dhe familjes së madhe të sportit të peshëngritjes!
Të prehet në paqen e merituar!"