AKTUALITET, 15 Dhjetor 2021, 17:13

Lojëra fati dhe drogë në lokal, tre të arrestuar dhe dy pronarë në kërkim në Shkodër

Lojëra fati dhe drogë në lokal, tre të arrestuar dhe dy

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës dhe nëntë të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia bën me dije se gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe dy pronarët e lokalit që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i shtetasve A. A., 37 vjeç, i cili kishte rolin e shpërndarësit të letrave dhe E. H., 32 vjeç i cili kishte rolin e banakierit/manaxherit të lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojerave te fatit” dhe “Moskallëzimi i krimit”; dhe F. K., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenim për lojërat e fatit dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë.

Shpallen në kërkim 2 pronarët e lokalit që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve narkotike.

Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenim për lojërat e fatit dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, kanë goditur një tjetër rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në një lokal, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin me pronarë shtetasit L. P. dhe G. P. (vëllezër),  i cili rezultoi  i paregjistruar në organet tatimore.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa, letra për lojën e pokerit dhe një sasi lënde narkotike canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.A., 37 vjeç, i cili kishte rolin e shpërndarësit të letrave dhe E. H., 32 vjeç i cili kishte rolin e banakierit/manaxherit të lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojerave te fatit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

F.K., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarëve të lokalit, shtetasve L. P. dhe G. P., për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojerave të fatit”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshem ose parregjistruar“ dhe “Punësimi i paligjshëm“.

Në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë edhe 9 shtetas të tjerë që u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojëra fati, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzimi i krimit”.