TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dosja ndaj Adriatik Lallalës, pritet që ditën e sotme ti dërgohet Interpolit.
Fax News raporton se Ministria e Drejtësisë është drejt përfundimit të përkthimit të gjithë dosjes ndaj ish kryeprokurorit dhe më pas dosja do i dërgohet Ministrisë së Jashtme, e cila do të vijojë procedurën e saj që ti kalojë Interpolit.
Sipas burimeve të sigurta mësohet se brenda ditës së sotme dosja do ti dërgohet autoriteteve italiane të cilët më pas do të vendosin nëse do të ekstradojnë apo jo Adriatik Llallën.
Kujtojmë se një ditë më parë Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për nisjen e procedurave për ekstradimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm.
Duket se Ministria e Drejtësisë është vënë menjëherë në lëvizje duke kryer dhe përfunduar brenda 24 orësh procedurat.
Sipas SPAK dhe policisë së Shtetit Llalla u arrestua më 10 dhjetor në Romë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi ish-kryeprokurorin me dy vite burg.
Ai u gjet fajtor për mosdeklarimin dhe për fshehje të pasurisë në tre episode. Më konkretisht për ndërtimin e një kati në një banese në Rrugën e Elbasanit, si dhe për fshehje dhe mosdeklarim të vlerave monetare të shkollimit të vajzës së tij dhe lindjes së djalit në SHBA.