AKTUALITET, 15 Dhjetor 2021, 17:54

Shehaj: SPAK të ndalë vjedhjen dhe të vendosë në sekuestro inceneratorin fantazmë të Tiranës!

Shehaj: SPAK të ndalë vjedhjen dhe të vendosë në

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe personave të tjerë për skandalin e inceneratorëve.

Shehaj thekson se SPAK duhet të ndalë vjedhjen e të vendosë nën sekuestro inceneratorin fantazmë të Tiranës, që ka një vlerë prej 430 milionë euro.

Postimi i Agron Shehajt:

Pavarësisht se janë në arrati, të akuzuarit për korrupsion nga SPAK për aferën prej 50 milionë euro të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, vazhdojnë të përfitojnë para nga koncesioni i inceneratorit të Tiranës.

SPAK duhet të ndalojë vjedhjen dhe të vendosë nën sekuestro inceneratorin fantazmë të Tiranës prej 430 milionë euro, ku janë serish të përfshirë të njëjtët njerëz të cilët janë nën urdhër arresti për korrupsion në aferën e Fierit dhe Elbasanit.