AKTUALITET, 24 Dhjetor 2022, 08:44

I riu humbi kontrollin e mjetit dhe e përplasi ndërsa pastronte hotelin, ndërron jetë 50-vjeçari te "Shkëmbi i Kavajës"

I riu humbi kontrollin e mjetit dhe e përplasi ndërsa pastronte

Një aksident me vdekje ndodhi sot në mëngjes në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Shtetasi me inicialet B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti u përplas me ambientet e jashtme të një hoteli dhe ka goditur për vdekje shtetasin me inicialet B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar. Për pasojë janë plagosur dhe dy vajza, që ishin pasagjere në mjet.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit, në vëndin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.