AKTUALITET, 14 Dhjetor 2021, 18:05

"Llogaritare Mona"/ Sot në pranga, por ja si tallej Lefter Koka me denoncimet e Monika Kryemadhit për inceneratorët

"Llogaritare Mona"/ Sot në pranga, por ja si tallej Lefter Koka
Foto ilustrim: Lefter Koka dhe Monika Kryemadhi

Në 3 mars 2021, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin "Opinion", ka denoncuar me skemë dhe dokumenta, aferën e inceneratorëve. 

Kjo dalje publike e Kryemadhit, vinte pas një serie denoncimesh nga LSI për këtë aferë dhe kallzimesh në SPAK, ku në fokus ishte edhe ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar sot për korrupsion. 

Gjatë emisionit, Kryemadhi u përpoq ta shpjegonte aferën, duke u futur në detaje teknike dhe të komplikuara për publikun e gjerë. 

Por, fakti më interesant, është reagimi i ish ministrit Koka, pas kësaj dalje televizive. Ai tallet me Kryemadhin, duke e quajtur "llogaritare Mona, që nuk kupton çfarë foli". 

Sot që ish ministri është në pranga, vlen të kujtohet shprehja shumë interesante e popullit tonë, "qesh mirë, kush qesh i fundit!". 

Ja si qeshte dikur Lefter Koka me Kryemadhin: 

"Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare! E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni!". 

"Llogaritare Mona"/ Sot në pranga, por ja si tallej Lefter Koka

"Llogaritare Mona"/ Sot në pranga, por ja si tallej Lefter Koka