AKTUALITET, 14 Dhjetor 2021, 17:12

"Kam mbështetjen e 95% të demokratëve"/ Ambasadori-Bashës: Atëherë pse kërkon ndihmë?!

"Kam mbështetjen e 95% të demokratëve"/

Kanë dalë detaje të reja nga takimi i kryetarit të shkarkuar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me ambasadorët e SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Sipas burime të Syri TV , Lulzim Basha, ju ka thënë diplomatëve të lartë se ai gëzon mbështetjen e 95% të demokratëve! 

Por pikërisht në atë moment ka ndërhyrë njëri prej ambasadorëve, i cili i ka thënë se nëse është kështu, atëherë i ka thirrur kotë për ndihmë, kur ka të gjithë këtë mbështetje.

‘Ambasadori e pyeti për mbështetjen e tij (të Bashës) brenda bazës së PD-së. Basha u përgjigj, se e ndjen që rreth 95% e anëtarëve e mbështesin. Pas kësaj ambasadori iu përgjigj, se në këtë rast duket se nuk ka asnjë problem dhe takimi ynë ndoshta nuk ka shumë kuptim’, - ka thënë burimi.