AKTUALITET, 14 Dhjetor 2021, 15:19

Kapet furgoni me drogë në kufirin greko-shqiptar, lënda narkotike ishte fshehur brenda dusheve që transportoheshin

Kapet furgoni me drogë në kufirin greko-shqiptar, lënda narkotike

Sekuestrohen 22 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Janinë, nga policia kufitare e Filatit në bashkëpunim me policinë e Janinës. Nga policia është ndaluar një automjet që transportonte dushe.

Brenda një prej dusheve është gjetur një çantë që përmbante katër pako me 21 kg 900 gram marihuanë.

Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, drejtues i mjetit.

Sipas informacioneve, mjeti rezulton i marrë me qira në Greqi. Ndërkohë janë sekuestruar 300 euro dhe një celular.

Kapet furgoni me drogë në kufirin greko-shqiptar, lënda narkotike

Kapet furgoni me drogë në kufirin greko-shqiptar, lënda narkotike

Kapet furgoni me drogë në kufirin greko-shqiptar, lënda narkotike