AKTUALITET, 12 Qershor 2023, 20:16

Kritikat pas draftit për Asociacionin, Rama: Me Kurtin kemi të njëjtin qëllim, por strategji tjetër. Ndërkombëtarëve po u soset durimi

Kritikat pas draftit për Asociacionin, Rama: Me Kurtin kemi të

Gjatë ceremonisë së 32-vjetorit të PS, Edi Rama është ndalur sërish tek draft-statuti që ka propozuar për Asociacionin.

Duke theksuar edhe përkrahjen për Kosovën, ai tha se Shqipëria do të jetë gjithmonë aty për atë, por shtoi se me ndihmën e aleatëve ka ardhur momenti që vendi të fitojë luftën kundër Serbisë.

Më tej, kryeministri tha se lidhur me këtë situatë qëllimin e ka të njëjtë me homologun e tij, Albin Kurti, mirëpo rrugët për të arritur këtë qëllim nuk i shohin njësoj.

Sa i përket draftit të përgatitur nga vetë ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeministri Rama tha se të dyja palët e kanë kundërshtuar duke mos ditur as përmbajtjen e saj.

“Ne jemi aty për Kosovën edhe sot edhe gjithë ditën kur Kosova ka hyrë në një të rrezikshëm duke u vetëizoluar nga aleatët dhe miqtë e shqiptarëve ku vetëm falë tyre i ka ardhur mundësia që ta fitojë luftën me Serbinë. Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë krejt të njëjtët, por rrugët për ta arritur nuk i shohim njësoj por gjithnjë e më ndryshe sidomos kohët e fundit.

Kursi i përplasjes është një aventurë. Mua më vjen mirë që përpjekja për dialogun dhe zgjidhjen e ngërçit të madh është pritur tej mase mirë nga aleatët, ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar pa ditur edhe përmbajtjen duke thënë se nuk e presin dhe as nuk dua të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria pasi sipas tyre secila nga të dyja palët duhet ta bëjë vetë sipas mendjes së vet unë ju them dy gjëra.

Së pari ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo çfarë tha, dhe së dyti mire ata vendosin për veten, por ky rajon nuk është vetëm i atyre por është edhe joni. Ndërkohë, që as njëra palë as tjetra nuk i hapin dot njëra-tjetrës jo luftë, por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë, NATO dhe aleatëve tanë po i soset durimi sepse po kërkojnë paqe përfundimtare. Ne jo që nuk jemi të interesuar për luftë, por jemi plotësisht kundër kësaj loje”, tha Rama.