AKTUALITET, 12 Qershor 2023, 19:45

Koalicioni me Ilir Metën në zgjedhjet e 14 majit, deputeti i PD: Nuk ishte zgjidhja e duhur!

Koalicioni me Ilir Metën në zgjedhjet e 14 majit, deputeti i PD: Nuk

Deputeti demokrat Luan Baçi shprehet se koalicioni në zgjedhjet e 14 majin me Ilir Metën, nuk ishte një zgjidhje e duhur për opozitën.

Sipas tij bashkëpunimi me Partinë e Lirisë ishte një zgjidhje e momentit, e imponuar nga kushtet e situatës.

“Nuk kishim asnjë rrugëzgjidhje tjetër. Ishte një koalicion i detyruar nga kushtet që na imponoi mazhoranca dhe ata që në shumë bashki vunë lista për këshilltarë bashkiakë dhe disa kandidatë për kryebashkiakë. Nuk është zgjidhja e duhur për të sjellë opozitën në pushtet, por zgjidhje e momentit. Na duhet një bashkim i gjithë opozitës”, u shpreh ai.