AKTUALITET, 12 Qershor 2023, 19:29

Ngjarje e rëndë në Krujë, dy punëtorë i zë ashensori poshtë, po tentonin ta montonin në një pallat  

Ngjarje e rëndë në Krujë, dy punëtorë i zë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Krujë, ku raportohet se dy punëtorë janë plagosur në një pallat në ndërtim.

Mësohet se dy punëtorët ishin duke montuar një ashensor, por ky i fundit i ka zënë poshtë.

Punëtorët janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë për të kryer hetimet.