TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi në aksin Fier-Vlorë. Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fitore.
Viktima ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga një automjet tip ‘Ford’. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.