TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha ka zhvilluar këtë pasdite një takim me gra e vajza në kryeqytet. Ish-kreu i PD u shpreh se largimi i tij nga partia u bë me qëllim që të linte “ kokat e nxehta të ftoheshin”.
Ai ka shtuar se me dorëheqjen e tij mori përsipër baltën, i vetëdijshëm se beteja nuk duhej të bëhet për interesat personale të gjithsecilit, por nisur nga interesat më të larta të partisë.
Basha u shpreh gjithashtu se pakti kushtetues Rama –Berisha i 2008-es është “varri i demokracisë në Shqipëri”, dhe se sistemi mazhoritar me korrigjim proporcional shumëfishoi problemet sa i përket zgjedhjeve.