AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 21:57

Situata e përmbytjeve në vend/ Ministri i Mbrojtjes: Kemi evakuuar 30 familje. Jemi në gatishmëri!

Situata e përmbytjeve në vend/ Ministri i Mbrojtjes: Kemi evakuuar 30

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një përmbledhje të situatës me motin në vend. Ai u shpreh se situata është nën kontroll, por deri tani janë evakuuar 30 familje.

“30 familje janë evakuuar. Ne kemi të parin jetën e njeriut më pas gjënë e gjallë. Deri tani nuk kemi bilance dramatike.

Me këtë nivel të prurjeve të ujit ne do të kishim disa mijëra ha tokë. Deri tani i kemi shpëtuar falë investime.

Kam ardhur këtu edhe për ta parë nga afër si është situata. Dua të them që situata është në përmirësim në urën e Mifolit. Nuk ka reshje për momentin, edhe nesër nuk do të ketë reshje. Uji po tërhiqet dhe ne jemi në gatishmëri për të vepruar në kohë”.