AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 17:17

FOTO/ Zbulohet manipulimi i Lulzim Bashës me Këshillin Kombëtar

FOTO/ Zbulohet manipulimi i Lulzim Bashës me Këshillin Kombëtar

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha, pretendon se mbledhja e Këshillit Kombëtar ka kuorumin për të vijuar punimet.

Sipas Syri TV, personi që shihni në foto me rreth të kuq, Gentjan Gjonaj,  nuk është anëtar i Këshillit Kombëtar. Po kështu, ka raportime që persona të tjerë që nuk janë anëtarë të këtij Këshilli, po marrin pjesë në mbledhje. 

Shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar e kanë bojkotuar mbledhjen dhe njohin vendimet e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Bashës dhe ndryshimet e tjera statutore. 

Sipas Komisionit që drejton PD, pas vendimit të Kuvendit Kombëtar, mbledhja e sotme është nul. 

FOTO/ Zbulohet manipulimi i Lulzim Bashës me Këshillin Kombëtar