AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 15:36

Grida Duma hidhet në sulm: Dje pamë një maskaradë foltore, të miratojmë një rezolutë kundër grupimeve anti-amerikane!

Grida Duma hidhet në sulm: Dje pamë një maskaradë foltore,

Grida Duma një nga deputetet më të zjarrta në krah të Lulzim Bashës, i shkarkuar dje nga Kuvendi Kombëtar, është shprehur në mbledhjen e Kryesisë një ditë më parë se duhet propozuar dhe miratuar një rezolutë, sipas saj kundër grupimeve antiamerikane .

Duma, është shprehur se Kuvendi Kombëtar, i mbledhur në “Air Albania” “ është maskaradë foltore”, ku pjesa më e pavotuar e shqiptarëve iu hakërrye me kërcënime dhe shkarkimeve demokratëve të vërtetë.

Deklaratat e Dumës janë bërë dje në mbledhjen e Kryesisë dhe janë zbardhur nga Gazeta Panorama

Një ditë më parë Kuvendi Kombëtar i PD ,shkarkoi Lulzim Bashën dhe tre nënkryetarët e PD, mes tyre dhe vetë Grida Dumën ,si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi .