AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 20:00

Përmbytjet, Bashkia e Fierit: Nesër rikthehet furnizimi me ujë, të përdoret vetëm për nevoja higjeno-sanitare

 

Përmbytjet, Bashkia e Fierit: Nesër rikthehet furnizimi me ujë,

Bashkia e Fierit njofton qytetarët se nga dita e nesërme (13 dhjetor), do të rifillojë furnizimi me ujë.

Me anë të një postimi në Facebook, Bashkia njofton se uji do të përdoret vetëm për nevoja higjieno-sanitare dhe jo për të pirë.

Njoftimi i Bashkisë së Fierit:

“Pas kufizimit të furnizimit me ujë për shkak të situatës së krijuar nga vërshimi i lumit Vjosë dhe mbrojtjes së burimeve ujore te qytetit te Fierit, behet me dije se duke nisur nga e hena do të rikthehet furnizimi me ujë.
Bashkia e Fierit i bën thirrje qytetareve se UJI DUHET TË PËRDORET VETËM PËR NEVOJA HIGJENO – SANITARE DHE NUK DUHET TË KONSUMOHET DERI NË NJË NJOFTIM TË DYTË”.

Kujtojmë se situata e krijuar nga vërshimi i lumit Vjosë ka sjellë probleme edhe në rrjetin e furnizimit me ujë. Për këtë arsye edhe gjatë ditëve në vazhdim do të zbatohet një grafik i reduktimit të orëve të furnizimit me ujë, njofton Bashkia.