AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 17:39

Aksident në Elbasan/ Motori përplaset me një makinë, plagoset 25-vjeçari

Aksident në Elbasan/ Motori përplaset me një makinë,

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Peqin-Hasmashaj.

Një 25-vjeçar i cili udhëtonte me motor është përplasur me një makinë tip “Ford” me drejtues një 30-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorit,, shtetasi me iniciale H.Zh. i cili ndodhet në spitalin rajonal të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.12.2021, rreth orës 16:20., në aksin rrugor rural Peqin – Hasmashaj, motomjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin H. Zh., 25 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin , O. Zh., 30 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shoferi i motomjetit shtetasi H. Zh., i cili  ndodhet në spitalin rajonal  Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.