TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një euro këmbehet sot me 99.95 lekë, duke rënë për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve.
Prej disa muajsh, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit valutor për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë vlerës së 100 lekëve, por kjo barrierë u thye sot. Aktualisht, kursi euro-lekë është në rënie me afërsisht 3.8% krahasuar me një vit më parë.
Nga kjo rënie, dëmtohen emigrantët që sjellin euro në atdhe, para që sot kanë një vlerë më të vogël. Ndërkohë, përfitojnë shtetasit që i kanë të ardhurat në lekë dhe kredinë e paguajnë në euro.
Historikisht, presionet sezonale mbi kursin arrijnë nivelin maksimal mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, megjithëse në dy vitet e fundit ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë dhe disa valë paniku afatshkurtra që kanë përfshirë tregun e kanë thyer disi dinamikën normale të tregut.
Ndërkohë, një dollar amerikan këmbehet sot me 31.47 lekë, ndërsa paundi britanik vazhdon të ketë vlerë të lartë, duke u këmbyer me 116.66 lekë.