NË FOKUS, 10 Prill 2023, 21:45

"Ka plasur zifti elektoral, të 'zë' zifti po dole në rrugë!"/ Gjiknuri gjen justifikimin epik: Tani është stina e ziftit, çfarë ti bëjmë?!

"Ka plasur zifti elektoral, të 'zë' zifti po dole

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, është pyetur nga gazetarët për shtrimin e rrugëve në Tiranë dhe qytete të ndryshme, fenomen që po ndodh me ritme të shpejta para zgjedhjeve. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Gjiknuri u përgjigj duke gjetur justifikimin, se zifti mund të shtrohet vetëm në këtë stinë sepse e prish shiu. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Zifti ka plasur keq gjithandej. Po dole në Tiranë...

Damian Gjiknuri: Tani është stina e ziftit Ylli…

Ylli Rakipi: Kush nuk ka lekë të pijë alkool, dalin jashtë dhe i "zë" zifti… Siç ka disa politikanë që i zë libri, ka dhe në opozitë....

Damian Gjiknuri: Ore ai bën punë aty…

Enton Abilekaj: Me taksat e mia punohet për të bërë propagandë. Ka tetë vjet kryetar bashkie, pse se ka shtruar rrugën ai?

Damian Gjiknuri: I erdhi rradha pra.

Enton Abilekaj: Në fushatë elektorale? Është asfalt elektoral. Ky është vendi i betoniereve.

Damian Gjiknuri: Politikani punon për katër vjet për këtë.

Enton Abilekaj: E patë atë foton, ku ishte shtruar me shpejtësi dhe kishte mbetur një copëz ku ishte parkuar makina?

Ylli Rakipi: Këta e gjetën justifikimin, që zifti hidhet në pranverë...

Neritan Sejamini: Gjithë këto punë publike nuk kanë asnjë standart. Mënyra si bëhet shpejt e shpejt, nuk ka lidhje as me standartet. Ajo ngutje, hidh me lopatë…

Damian Gjiknuri: Ju do të gjeni kritikë për cdo gjë. Edhe kur bëri dasëm të mirë njëri, thanë bëri dasëm të mirë qeni…

Enton Abilekaj: Bën fushatë me paratë tona dhe thua mos me pyesni. Këto rrugë të qelbura i quani dasëm të mirë?

Damian Gjiknuri: Ti e ke botëkuptim që çdo gjë që bën qeveria është e keqe.