NË FOKUS, 23 Janar 2023, 21:59

"21 Janari"/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Akuzojmë Sali Berishën si organizator të vrasjeve, SPAK ta hetojë!

"21 Janari"/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Akuzojmë Sali
Mark Nika dhe Sali Berisha

Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 Janarit, ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me materialin e ri që është publikuar në media dhe që shihet si një mundësi për rihetimin e çështjes. 

Mark Nika akuzoi drejtpërdrejtë Sali Berishën, si organizator të vrasjeve në 21 Janar dhe kërkoi që çështja të shkojë në SPAK për t'u hetuar. 

"Ne akuzojmë Sali Berishën si organizator të vrasjeve dhe ish komandatin e Gardës. Saliu thotë i kam vrarë unë. Basha thotë janë vrasje legjitime. Ata pranojnë se i kanë vrarë. A janë legjitime apo kriminale, duhet të merret prokuroria", tha Nika. 

Xhaxhai i Aleks Nikës u shpreh i indinjuar me drejtësinë, që sipas tij nuk e ka hetuar çështjen deri tani.

"Prokuroria e ka mbajtur çështjen të mbyllur. Nuk na kanë njohur autoritetet si palë në proces. Kohët e fundit por, por jo më parë. Qeveria nuk na ka borxh për hetimin. Hetimin e bën Prokuroria. Prokuroria ka qenë e varur nga Partia Demokratike.

Cila është përgjegjësia e qeverisë? Qeveria nuk merret me hetime. Ajo duhet ti kishte krijuar kushte Prokurorisë, nëpërmjet SHIK-ut dhe policisë kriminale, të sigurojë prova, për të akuzuar vrasësit dhe organizatorët e mitingut të paligjshëm. Ne nuk kemi mundur të marrim asnjë infromacion nga prokuroria. Kemi bërë edhe kërkesë me shkrim ti kalojë SPAK. Nuk kemi marrë përgjigje. Kemi verifikuar se çështja e Aleksit është pa veprime. Ata kanë bërë alibi. Kanë dërguar plumbin në Itali dhe po them se është dëmtuar dhe nuk ka laborator në botë që e identifikon. Plumbi është i deformuar. Ato kanë një plan, që çështjen ta pezullojnë sërish", tha Nika.