AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 10:40

Berisha luftë frontale me Lulzim Bashën: Pazari Rama-Basha do të çmontohet me çdo kusht!

Berisha luftë frontale me Lulzim Bashën: Pazari Rama-Basha do të


Sali Berisha nuk ndalet, që prej momentit kur Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së.

Ai është pritur nga simpatizantë jashtë dyerve të Kuvendit, ku ka premtuar se do të "çmontojë" pazarin Rama-Basha.

"Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha, në kurriz të votuesve shqiptar dhe duhet cmontuar. PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore.

Demokratët shqiptar, me dinjitet, vendosmëri, do të dinë të vendosin PD-në në piedestal.

Do të ndërmarr cdo nismë ligjore, statutore, brenda PD, për rikthimin e saj në piedestalin që kërkon.

Unë jam anëtar i Grupit parlamentar të PD. Kompromisi Rama-Basha është nul.

Pazar prapa shpine ndaj një force politike.

Do të jetë shumë e afërt dita kur PD, të rifitojë të gjithë forcën, vendosmërinë, legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën dhe pazaret e fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë", tha Berisha.

[gallery ids="565582,565580,565606,565604,565605,565577,565578,565579,565581,565575,565574,565573,565572,565571,565590,565591,565592,565593,565588,565589,565598,565599,565600,565596"]