AKTUALITET, 5 Korrik 2022, 19:52

Ishte e parkuar në garazh, shpërthen në flakë makina në Librazhd. Dyshimet e para të policisë

Ishte e parkuar në garazh, shpërthen në flakë makina në

Një automjet tip “Golf” është përfshirë nga flakët teksa ka qenë i parkuar në një garazh në lagjen Nr.1 të qytetit të Librazhdit. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik, duke bërë që makina të digjet pjesërisht.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të përfshirjes së makinës nga flakët.

Librazhd/ Informacion paraprak

Në lagjen “Nr 1”, Librazhd, mjeti tip “Golf “, në pronësi të shtetasit G.H., i cili ishte i parkuar  në garazh ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.