AKTUALITET, 5 Korrik 2022, 15:45

“Ku shkuan 128 milion euro?”, Kryemadhi – Veliajt: Shpjego firmën tënde për Inceneratorët, shihemi në SPAK

“Ku shkuan 128 milion euro?”, Kryemadhi – Veliajt: Shpjego

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke thënë se ai duhet të dal dhe të sqarojë firmën e tij në emër të Këshillit Bashkiak për Inceneratorin e Tiranës.  Sipas Kryemadhit, Erion Veliaj me firmën e tij ka ndryshuar fatin e një koncesioni të paligjshëm

“Dua të sqaroj Erion Veliajn, se kishte problem të madh rindërtimin dhe pastrimin e Tiranës, apo ndërtimin e gradaçelave. Kishte problem të madh se sa punëtor i madh ishte për të grabitur. Po i them Veliajt të sqaroj firmën e tij në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës që ka marrë angazhim financiar 30 vjeçar në mënyrë të paligjshëm, për të paguar një koncesion të paligjshëm që ka ardhur si rezultat i firmës së Erion Velliajt.”

“Ky oratori I madh që me urdhër nga Holanda doli sot, angazhimi 30 vjeçar i Bashkisë së Tiranës dhe taksave dhe tarifat buxhetore që merren për të paguar Inceneratorin e Tiranës. Veliaj të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fatin e koncesionit të paligjshëm.” tha Kryemadhi.

Mes të tjerash Monika Kryemadhi i ka kërkuar Erion Veliajt që të shpjegojë se ku janë 128 milion euro për investimin tek Inceneratori i Tiranës.

“Të na shpjegojë ku janë 128 milionë euro, të investimit të kompanive të inceneratorit të Tiranës. Ata i kërkuan të shpjegojë. Është SPAK që të vërtetojë nëse janë investim aty të kompanisë offshore në Holandë. Që ja kanë nënkontaktuar Klodian Zotos, dhe do investonin 128 milion euro. SPAK të zbardh kompanitë dhe pagesat në Offshore. Kanë krijuar një sistem ku treçereku I njerëzve nuk kanë idenë. Nuk ka më kohë të bësh presion ndaj gjyqtarëve.”

“Përgjigju dhe ktheju shtëpitë e banorëve të Kombinatit, për të bërë atë që bën sot me ndërtime të paligjshme. Takohemi në SPAK. Të gjitha akuzat dhe paditë e mia janë në SPAK. Me fatura dhe me firmën e Erion Veliajt 27 mars 2017. Me vulën e Bashkisë së Tiranës.” tha Kryemadhi.