AKTUALITET, 5 Korrik 2022, 17:52

Shpërthen në flakë një makinë në Vlorë, dyshimet e para

Shpërthen në flakë një makinë në Vlorë,

Një automjet ka shpërthyer në flakë teksa po lëvizte në zonën e Llogarasë, në Vlorë. Dyshohet se shkak për përfshirjen e mjetit nga flakët është bërë një defekt teknik.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.