AKTUALITET, 5 Korrik 2022, 16:05

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë vulos dënimin e përjetshëm për Sokol Mjacajn

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë

Gjykata e larte vulos dënimin me burgim te përjetshëm për Sokol Mjacajn, i cili vrau në korrik të 2015 dy turistë çekë në tentativë për t’i grabitur. 

Mësohet se Kolegji Penal vendosi të mos e pranonte rekursin e Mjacajt dhe për pasojë dënimin maksimal për të mbeti në fuqi.

Vrasja e dy turistëve cekë u shënua më 3 korrik të 2015, ndërsa Sokol Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.