TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Sipas policisë, është ndaluar shtetasi Klodian Ndogaj i cili është dënuar me 13 vite dhe 5 muaj burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
39-vjeçarit i ishte caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie nga gjykata e Shkodrës, por iu ndryshua në arrest me burg.
Efektivët e policisë ushtruan kontrolle në banesën e 39-vjeçarit por nuk është gjetur aty.
Pas disa orësh, shtetasi Klodian Ndogaj është kapur dhe ndaluar në spitalin e Shkodrës. 39-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e DVP Shkodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër e cila kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për një shtetas të dënuar në Itali, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurisë. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.
39-vjeçari Klodian Ndogaj (Jakini), banues në fshatin Beltojë, Shkodër, nuk është gjetur në banesë, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në perfundim të procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit italian.
Këtë shtetas Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka denuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.