AKTUALITET, 18 Mars 2023, 18:09

"Foltorja" e Berishës me demokratët e Londrës: Shqipëria prodhon mjaftueshëm energji, por qeveritarët i zbrazin digat

"Foltorja" e Berishës me demokratët e Londrës:

Ish-kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim të zhvilluar sot me demokratët që jetojnë në Londër, u shpreh se kryeministri Edi Rama është kupola e hajdutëve.

Gjithashtu ai theksoi se inceneratorët nuk janë në funksion dhe se të gjitha para shkojnë për llogari të Ramës, gjithashtu ai tha vendi prodhon shumë energji elektrike, por sipas tij qeveritarët e shesin me çmime të ulëta.

“Unë shpreh kënaqësinë të bisedoj sot me ju në një moment vërtet të veçantë që kalon Shqipëria dhe Shqiptarët. ne zhvillojmë këtë foltore me demokratët e Londrës në një kohë kur vendi është pllakosur nga një krizë e frikshme. Shqiptarët braktisin Shqipërinë sepse regjimi i sotëm ka vendosur, ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë. Në rast se 32 vite më parë monizmi, përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një partie, sot monizmi bazohet në brutalitetin e krimit dhe drogën dhe fuqinë negative të saj , në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë. Me këto mekanizma Edi Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë. Pra zëvendësimin e ligjeve me atë të shtetit mafioz. Jeta e shqiptarëve është e mbushur plot raste të tilla. Një javë më parë u arrestua një fëmijë 8 muajsh për një gjobë për të cilën nuk ishte njoftuar. Sot buxheti i shqiptarëve vidhet. Çdo punë publike që kryhet në Shqipëri bëhet me një çmim, 6, 8 apo 10 herë më shtrenjtë se sa duhet të ishte në përputhje me manualet . I gjithë buxheti shpërdorohet vidhet nga sekti i rilindjes dhe shqiptarët zhyten në varfëri. të njëjtin fat kanë pasuri publike. Kemi pasur dy vite plot lagështi dhe shira. Shqipëria sot prodhon, 2 mld kw orë energji elektrike, më shumë se sa nevoja totale e saj. Këta qeveritarë zbrazin diga, shesin energji në verë tek sekserët e tyre me çmime të ulëta dhe këta pastaj e shesin në bursë me çmime më të larta dhe më pas i ndajnë me qeveritarët. Zinxhiri i vjedhjeve të tyre nuk ka të ndalur. Pasuritë publike janë sot një mallkim për shqiptarët. Gara e hapur që është ligj në çdo vend të lirë është zëvendësuar me prokurimin sekret. Janë rritur me 25 herë krahasuar me 2013 prokurimet sekrete”, tha Berisha.