AKTUALITET, 18 Mars 2023, 14:48

Rast pas rasti/ Si kujdeset Rama për të tallur publikisht Presidentin (FOTOT)

Rast pas rasti/ Si kujdeset Rama për të tallur publikisht Presidentin

Fotografia e zgjedhur nga kryeministri Edi Rama mesditën e sotme për të njoftuar se i kishte propozuar kreut të shtetit emrin e Vlora Hysenit për drejtuese të Shërbimit Informativ Shtetëror nuk është një gabim protokollar. Në atë foto Bajram Begaj ishte fiksuar në një pozicion jo të përshtatshëm e që absolutisht mund të ishte shmangur nga Edi Rama apo stafi i tij.

Rast pas rasti/ Si kujdeset Rama për të tallur publikisht Presidentin

Sot Rama e la postimin me foton aspak të përshtatshme për kreun e shtetit për disa minuta dhe pastaj e zëvendësoi me një tjetër foto më normale. Me siguri ky ishte qëllimi i tij. Mjafton disa minuta sa për t’u shpërndarë fotografia në rrjet e portale, sa për të ngelur në arkivat e medias, pastaj e zëvendëson duke u përpjekur ta trajtojë si një gabim që u korrigjua përsëri. Ky nuk është një rast i izoluar kurrsesi.

Rast pas rasti/ Si kujdeset Rama për të tallur publikisht Presidentin

Do të bënim gabim po ta trajtonim si të tillë. Vijimësisht Rama ta tentuar ta depersonalizojë Presidentin dha ta paraqesë në sytë e opinionit publik si një të nënshtruar pa kushte të tij, si një zyrtaruc të rëndomtë që pavarësisht se në hierarki është kreu i shtetit, qëndron shumë më poshtë Kryeministrit, shumë më poshtë atij, “liderit tonë global”. Sigurisht që vetë kreu i shtetit është i kompleksuar përballë Ramës. Këtë e pamë që në momentin kur i shkoi në zyrë teksa Kryeministri e propozoi për President. Pamjet e servilizmit dhe adhurimit pa kushte të Bajram Begajt ndaj Edi Ramës bënë xhiron e rrjetit.

Rast pas rasti/ Si kujdeset Rama për të tallur publikisht Presidentin

Edhe në shfaqje të tjera publike të përbashkëta, Edi Rama është kujdesur që Bajram Begajn ta paraqesë si një “ushtar” të bindur të tij, si një figurë pa personalitet e staturë si kreu i shtetit.

Qesharake janë edhe pamjet e takimeve të tjera në shkallët e Presidencës. Kryeministri s’ka denjuar t’i hedhë as sytë në ndonjë rast edhe pse Presidenti i kishte shtrënguar dorën e po i fliste. Në një rast tjetër siç tregojnë burimet nga njerëz aty pranë, Bajram Begaj nuk guxonte të rikthehej në zyrë pa hipur më parë Rama në makinë që të largohej nga Presidenca.

Rast pas rasti/ Si kujdeset Rama për të tallur publikisht Presidentin

Madje thonë që i bezdisur nga ky impostim ka qenë vetë Kryeministri që i ka kërkuar Presidentit të futej brenda e mos të rrinte aty nëpër shkallë. Nuk është sekret edhe ajo që qarkulloi si legjendë urbane qysh prej ditëve të para në detyrë, kur Bajram Begaj në një takim publik i ishte drejtuar Niko Peleshit me fjalën “shef”. Kjo i kishte bërë përshtypje Ministrit të Mbrojtjes dhe të pranishmëve në takim.

Rast pas rasti/ Si kujdeset Rama për të tallur publikisht Presidentin

Me siguri që Begaj e ka korrigjuar këtë nënçmim të vetes e funksionit që ushtron si President në raport me Niko Peleshin, por përballë Ramës vijon të duket si një “president me cen”, pa personalitet e staturën që ka kreu i shtetit në një vend normal. Vetë Edi Rama si një narcist i lindur kujdeset posaçërisht për ta paraqitur pikërisht të tillë Bajram Begajn. Sot ai thjesht konsumoi aktin e radhës në serinë e shumë të tjerëve që do të shohim në vazhdim. /LAPSI.al