TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetët e Komisionit të Rithemelimit kanë dalë sot në mbështetje të banorëve të 5 Majit, të cilët janë duke protestuar përpara Kuvendit. Deputeti Flamur Noka u shpreh se PD-ja e Lulzim Bashës është bërë palë me Ramën dhe Veliajn, pasi pas ndërtimeve fshihen disa deputetë të tij. Nga ana tjetër, Noka tha se banorët e nxjerrë në rrugë kërkojnë gjysmën e trajtimit që Rama u bëri afganëve të Soros.
“Këta banorë janë hedhur në rrugë, janë pashtruar, janë trajtuar jo si qenie njerëzore, por si kafshë, nga qeveria e pashpirt e shpirtziut Rama dhe e vemies së tij, Veliaj. Këta qytetarë nuk kanë kërkuar asgjë më shumë, përveç se të trajtohen sipas ligjeve në fuqi. Të paktën gjysmën e trajtimit që Edi Rama u bëri afganëve të Soros. Ajo që është edhe më e rëndë në këtë panoramë është fakti që në të gjitha këto projekte po del hapur se ka një bashkëpunim mes Ramës, Veliajt e Lulzim Bravës”, tha Noka.