TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj kandidatit presidencial në SHBA, Donald Trump.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se dhuna politike nuk ka vend në demokraci.
Kreu i Shteti i uron Trump shërbim të shpejtë, ndërsa shpreh ngushëllimet për vrasjen e një qytetari të pafajshëm.
“I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump.
I uroj Presidentit Trump një shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme.
Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, shkruan në X Presidenti Begaj.