AKTUALITET, 13 Korrik 2024, 17:25

U fut për tu larë në liqenin e Komanit, humb jetën 39-vjeçarja

U fut për tu larë në liqenin e Komanit, humb jetën

Një shtetase franceze ka ndërruar jetë këtë të shtunë.

Sipas informacioneve nga Policia, 39-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak pasi ra në kontakt me ujin në liqenin e Komanit.

Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit.

Ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht ngjarjen.