TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar për fletëarrestet e lëshuar nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Këlliçi shkruan në një postim në Facebook se gjyqtarja Irena Gjoka të cilën e cilëson si "kamikazja me 3 mbiemra", pasi i dha dy javë kohë grupit kriminal të inceneratorit ka firmosur sot diskretitimin final të SPAK. Ai akuzon Gjokën për dekonspirim të operacionit të SPAK.
Më tej ai shton se "pronari faktik i inceneratorit vijon promovimin e pyllit orbital", duke iu referuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt! Këlliçi ka denoncuar vazhdimisht skandalet e lidhura me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Kamikazja me 3 mbiemra, pasi i dha dy javë kohë të arratisen e të zhdukin provat Grupit të Strukturuar Kriminal të inceneratorit, sot ka firmosur diskretitimin final të SPAK-ut! Deri më tani, nga Megaoperacioni i SPAK, asnjë i ndaluar!!!
Të gjithë me pushime, të gjithë duke vijuar pastrimin e parave brenda e jashtë vendit, ndërkohë pronari faktik i inceneratorit vijon promovimin e pyllit orbital!
Bravo kolegët, po thyejnë rekord botëror