TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ndaj qëndrimeve të SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe Erion Veliajn.
Ai në reagimin e tij shtron disa pyetje se “çfarë vallë, ta ketë detyruar SPAK të dështojë në mënyrë kaq spektakolare?”.
Postimi:
Ende asnjë njoftim zyrtar nga super mega aksioni i SPAK për inceneratorin fantazmë të Tiranës, të cilin edhe sot pronari faktik e pagoi 80.000 euro nga taksat tona!
Deri më tani janë 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës të djegura nga inceneratori, sëbashku me ato masat e famshme të ndalimit për Grupin e Strukturuar Kriminal dhe kreun e grupit Erion Veliaj!!!
Vallë çfarë mendoni, të dashur miq, ta ketë detyruar SPAK të dështojë në mënyrë kaq spektakolare?
a) Gjoba që pronari faktik thotë se ka paguar në SPAK
b) Të qenit “kolegë” me pronarin faktik
c) Urdhër nga ai i “gjati” që firmosi bonusin 8%
d) Të gjitha opsionet e mësipërme
Jepni lirisht mendimet tuaja të dashur miq!
PS: Shumë kurioz jam për raportin e punës së SPAK përpara Kuvendit të Shqipërisë ditën e hënë! Me siguri do flitet për arritje dhe suksese të reja të reformës në drejtësi!