TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autori i dyshuar i krimit që tronditi dy ditë më parë Tropojën, me një viktimë dhe dy të plagosur, është ende në arrati.
40-vjeçari Saimir Sadiku nuk është kapur nga policia, ndërkohë që detaje të tjera zbardhen nga ngjarja, që dyshohet se nisi me një debat për muzikën e lartë në lokal.
Në sherr u përfshinë dy gupe të rinjsh të cilit dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit. Në përplasjen me njëri-tjetrin, ata kanë përdorur shishe qelqi dhe thika.
24-vjeçari, Adrian Pepkolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur mbetën vëllai i tij Valentin Pepkolaj dhe Shkëlzen Kukaj.
Në kërkim është shpallur Saimir Sadiku, banues në fshatin Dushaj të Tropojës, ndërsa u prangosen shokët e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj.