AKTUALITET, 6 Dhjetor 2022, 15:36

Sulmi fizik ndaj Sali Berishës, reagon kryeministri Edi Rama

Sulmi fizik ndaj Sali Berishës, reagon kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Sali Berishës, gjatë protestës së opozitës. 

Rama e dënon dhunën ndaj Berishës dhe thotë se agresori duhet të përballet me ligjin. 

"Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit", thuhet në deklaratë. 

Berisha e ka quajtur sulmin ndaj tij, të orkestruar nga Edi Rama dhe ka deklaruar se agresori, Gerti Shehu, është agjent i infiltruar i policisë kriminale. 

Sulmi fizik ndaj Sali Berishës, reagon kryeministri Edi Rama