AKTUALITET, 6 Dhjetor 2022, 14:17

"Lirojeni fatkeqin që shiti veten!"/ Sali Berisha bën përgjegjës Edi Ramën për sulmin fizik ndaj tij

"Lirojeni fatkeqin që shiti veten!"/ Sali Berisha bën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për sulmin fizik ndaj tij, para nisjes së protestës së opozitës. 

Berisha i bëri thirrje policisë të lirojë agresorin, Gert Shehun, për të cilin tha se është "fatkeq që shiti veten", por shtoi se Edi Rama është përgjegjësi i vetëm për ngjarjen që ndodhi. 

Berisha u godit nga Shehu me grusht dhe u gjakos, ndërkohë që turma neutralizoi agresorin dhe ai më pas u ndalua nga policia. 

Zv. kryeministrja Balluku e ka dënuar sulmin ndaj Berishës, duke deklaruar se "dhuna është e shëmtuar" dhe tha se i uron shëndet ish kryeministrit. 

VIDEO: Momenti kur goditet Sali Berisha