AKTUALITET, 6 Dhjetor 2022, 14:41

Kryeministrat kërcejnë në samit, komenti ironik i gazetarit të "Financial Times" (VIDEO)

Kryeministrat kërcejnë në samit, komenti ironik i gazetarit
Mark Rutte dhe Xavier Bettel


Në seriozitetin e çështjeve që do të diskutohen në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, dhe ngjarjet që ndërkohë po ndodhin në protestën e opozitës, analistët ndërkombëtarë fokusohen edhe në ngjarjet më të lehta të takimit. Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve, mes liderëve europianë që kishin veshur petkun e spektatorëve, ata më të entuziazmuarit dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte, si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë  kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i "Financial Times", Henry Foy, që shpërndau në Twitter videon simpatike, duke shtuar me ironi se  “ja pse politikanët nuk duhen të kërcejnë dhe t’ia lënë këtë gjë fëmijëve”.