TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këto janë momentet pasi kryetari i PD Sali Berisha ishte goditur me grusht nga një person i infiltruar brenda protestës. Gert Shehu, 31 vjeçar me banim në Tiranë është agresori që qëlloi kryetarin e PD.

Në foto shihet momenti kur Berisha ka mbërritur pranë podiumit të improvizuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Para se të merrte fjalën e tij, shkurt, pas incidentit, siguria është shtuar dukshëm rreth e përqark Berishës.

“Populli i opozitës, populli i fitores! Poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët! Ne do të triumfojmë! Rroftë opozita shqiptare!

Nderim ju që jeni sot këtu së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popullit protestues. Faleminderit shumë!”, tha Berisha në fjalën e tij.
